Basketboll: Publikohet lista e gjerë e Kosovës

Kombëtarja  e Kosovës në basketboll të hënën me 15 korrik nga ora 10:00 do ta ketë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë.

Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

“Dardanët” në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

 

Lista e gjerë e Kosovës

Divine Miracle Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Arian Qallaku

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

ErjonKastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Lis Shoshi

Meriton Ismaili

Atik Koshi

Dardan Kapiti

Ujkan Karanezi

Samir Zekiqi

Damir Mulaomeroviq Trajner

Bujar Loci Ndihmëstrajner

Ilir SelmaniNdihmëstrajner

Andin RashicaNdihmëstrajner

Enver Tahiraj Trajner Kondicional

Merkur Dobroshi Doktor i ekipit

Kujtim Shala Fizioterapist

Admirim Krasniqi Fizioterapist

Granit Rugova Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës

Edita Medunjanin, Menaxhere e Përfaqësueses

Grupi G:

3 gusht Luksemburgu – Kosova

7 gusht Kosova – Britania e Madhe

14 gusht Kosova – Luksemburgu

17 gusht Britania e Madhe – Kosova