Basketboll: Prishtina e mëson kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Skuadra kosovare KB Prishtina e ka mësuar kundërshtarin e parë për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën polake Legia Warsawa.

Nëse Prishtina e kalon ekipin polak në dy ndeshjet me vajtje ardhje, që varet nga rezultati i dy ndeshjeve, atëherë do të takohen me skuadrën ruse Nizhny Novgorod.

Pra, Prishtina duhet t’i kaloj dy raunde që të kualifikohet për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.