Bashkimi pëson humbjen e tretë në Ligën Ballkanike

Skuadra e KB Bashkimit ka pësuar humbje të thellë nga skuadra e BC Akademik Bultex 99 me rezultat 65-105, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Në palestrën “Sezai Surroi”, ekipi bullgar e nisi më mirë çerekun e parë ku rezultati ishte me 15 pikë epërsi (12:27).

Dhjetëminutëshi i dytë, ishte më i mirë për vendasit të cilat e përfunduan me dhjetë pikë më shumë 28:18, dhe shkuan në pushimin në disavantazh prej vetëm pesë pikësh (40-45).

Çereku i dytë dhe i tretë ishte fatal për Bashkimin, ku rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 65-105.

Nga tri ndeshje të zhvilluara në këtë sezon në Ligën Ballkanike, “Arpagjikët”, kanë regjistruar tri humbje dhe pozicionohen në vendin e parafundit me tri pikë.

Kurse Akademik Bultex 99 ia ka zhvilluar dy ndeshje ka një humbje dhe një fitore, ku radhitet një vend më lartë se Bashkimi.