Bashkëshortja  Nuk Pajtohet me Kandidimin e Mal Lokajt

Mal Lokaj, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Deçanit nuk ka përkrahjen e njërit nga personat më të afërt me të.

Razë Lokaj, bashkëshortja e kandidatit tha se nuk ka qenë e pajtimit për këtë kandidim

“Kur ka vendosë me kandidu për Kryetar të Komunës, unë nuk e kam pritë mirë. Mem pasë ngu mu as tash nuk kish kandidu por ky prapë se prapë e ka vazhdu ata”, tha ajo.

Megjithatë ajo u shpreh e sigurtë se në rast se e merr mandatin, burri i saj do të jetë i kujdesshëm me përdorimin e buxhetit komunal

“E di që me vjedh edhe me keqpërdorë nuk ka. Dytë jemi shefa po ma shumë për familje unë përkujdesna”, tha ajo.