Barcelona rrezikon të largohet nga Copa del Rey

Barcelonës mund t’i ketë ardhur fundi në garën e Copa del Rey-t, pasi e ka futur në lojë një lojtar të suspenduar.

Siç raporton “Independente”, Barcelona në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Levantes, ku kishte humbur me rezultat 2-1, e ka futur në lojë mbrojtësin Juan Brandariz, i njohur edhe si Chumi.

Chumi ishte i suspenduar nga Federata Spanjolle (RFFF), pasi i kishte pesë karton të verdhë me skuadrën e Barcelonës B.

Ani pse i kishte pesë kartonë të verdhë ai ishte futur në formacionin startues ndaj Levantes.

Barcelona me ta kuptuar këtë e kishte zëvendësuar Chumin në minutën e 58’, ku në vend të tij kishte hyrë Lenglet.

Sipas rregullave të Federatës Spanjolle, Barcelona duhet të suspendohet nga Copa del Rey, pasi para tri vitesh kishte ndodhur njëjtë me Real Madridin.

Real Madridi e kishte futur në lojë Denis Cheryshev kundër Cadizit në Copa del Rey, dhe pas asaj ndeshje madrilenët ishin suspenduar nga kjo garë.