Barcelona rivalizon Manchester Cityn për Cancelon

Mbrojtësi i Juventusit Joao Cancelo duket se të ardhmen e tij e ka largë Juventusit,.

Mbrojtësi portugez është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Manchester Cityt.

Por duket se tani për të po shfaq interesim edhe skuadra e Barcelonës.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport”, tani në garë për t’ marrë shërbimet e Cancelos ka hyrë edhe Barcelona, pasi Nelson Samedo mund të transferohet në Atletico Madrid.

Katalunasit mund të rikthejnë në skuadër edhe mbrojtësin brazilian Dani Alves i cili tashmë është larguar nga Paris Saint-Germain dhe është lojtarë i lirë.

Juventus mund të transferoj Matteo Darmianin nga Manchester Unitedi si zëvendësues të Cancelos.