Barcelona po punon për renovimin e kontratës së Albas

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është i sigurt se Jordi Alba do ta vazhdojë kontratën e re me klubin.

Jordi Albas i mbaron kontrata me Barcelonën në verën e vitit 2020 dhe për të kanë shfaqur interesim shumë skuadra të njohura europiane.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka thënë për “Sport” se Jordi Alba do të vazhdojë me Barcelonën edhe për pesë vite të tjera.

“Natyrisht se ai do të vazhdojë. Ne jemi duke punuar me të për një kontratë afatgjate, për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Bartomeu.