Foto: Facebook

Barcelona mposhtet në 'Camp Nou' (Foto)

Real Betis ka shënuar një fitore sensacionale përball Barcelonës në “Camp Nou”, me rezultat 4-3.

Kjo ndeshe në letër dukej e lehtë për Barcelonën, por ashtu realiteti ishte tjetër.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 20’ me Juniorin. Epërsinë Real Betis e dyfishoi në minutën ’34, me golin e Joaquinit, pas një asistimi të Tellos.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Barcelonën, pasi Lionel Messi, ngushtoi epërsinë nga penalltia në minutën ’68.

Por, mysafirët u kundërpërgjigjen menjëherë në minutën ’71 me Le Celso, i cili shënoi për epërsinë 3-1.

Arturo Vidal në minutën ’79, ngushtoi epërsinë përsëri pas asistimit të Haddadit.

Mysafirët u kundërpërgjigjen shpejt në minutën ’83 për rezultatin 4-2 me golin e Sergio Canales.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Lionel Messi në minutën e 92’.