Barcelona me ofertë zyrtare për mesfushorin e PSG-së

Barcelona edhe zyrtarisht ka bërë ofertë për mesfushorin francez Adrien Rabiot.

Sipas “Paris United”, blaugranët kanë bërë një ofertë në vlerë prej 10 milionë euro, pasi duke e parë që edhe vet lojtari dëshiron largimin nga PSG-ja.

23 vjeçarit i skadon kontrata me Parisin në fund të sezonit dhe për këtë arsye dëshiron që të largohet që tani.

Për Rabiotin kanë shfaqur interesim edhe shumë skuadra të tjera evropiane, por është vet lojtari që ka treguar se do të preferonte të transferohej në ‘Camp Nou’.