Barcelona me meritë shkon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (Foto)

Barcelona e ka mposhtur Manchester Unitedin me lëhtësi me rezultat 3-0, duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas dy ndeshjeve, rezultati final ishte 4-0, për Barcelonën.

Në pjesën e parë blaugranët ia bën me dije Manchesterit se fitorja do të mbetej në “Camp Nou”, pasi udhëhiqte me rezultat 2-0, me dy golat e Lionel Messit.

Në pjesën e dytë Coutinho e trefishoi epërsinë e Barcelonës.

Barcelona në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Porto- Liverpool.