Foto: Facebook

Barcelona interesohet për mbrojtësin e Tottenhamit

Problemet në fazën e mbrojtjes për Barcelonën në këtë sezon kanë filluar me lëndimin e Umtit, pastaj edhe të Vermalenit.

Duket se klubi nga katalonija është duke menduar që tani për afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar repartin e mbrojtjes.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Barca ka futur mbrojtësin e Tottenhamit Toby Alderweireld në listën e ngushtë për ta transferuar.

Interesimi i Barcës për Alderweireld vjen pasi Ajaxi nuk dëshiron ta shes mbrojtësin holandez Matthijs De Ligt.