Foto: Barcelona

Barcelona i konfirmon dy lëndime të lojtarëve

Barcelona të shtunën barazoi me Atletico Madridin, me rezultat prej 1-1, në kuadër të xhiros së 13-të  në La Liga.

Përveç rezultatit që nuk i shkoi mirë Barçës, tjetër gjë jo e mirë ishin lëndimet e Sergio Robertos dhe Rafinhas.

Barcelona i ka konfirmuar lëndimet e të dy lojtarëve.

Lëndim të rëndë ka pësuar braziliani Rahfina, i cili duket se e ka dëmtuar ligamentin ACL në gjurin e tij të majtë dhe duhet të operohet në javën e ardhshme.

Ndërsa spanjolli Sergio Roberto, pritet të mungoj tri deri në katër javë.

Roberto e ka lënduar kofshën e këmbës së majtë.