Foto: Barcelona/Twitter

Barcelona e mposht Realin në ‘Santiago Bernabeu’ (Foto)

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat 3-0, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së ‘Copa del Rey’.

Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Camp Nou’ kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me një lojë më të mirë nga ana e vendasve ku fati nuk ishte me ta, pasi kishin disa raste shënimi për gol të cilat i humbën.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi katalunasve.

Luis Suarez e kaloi Barcen në epërsi në minutën e 50’ pas një asistimi të bukur nga Dembele.

Blaugranët e dyfishuan epërsinë me autogolin e Varanes në minutën e 69’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Suarez në minutën e 73’ nga penalltia.