Barcelona dhe Ajax me marrëveshje për transferimin e lojtarëve

Ndikimi i legjendës Johan Cruyff tek  Barcelona dhe Ajax  ka bërë që këto dy klube të kenë gjithmonë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, dhe në të ardhmen pritet që ekipet të arrijnë një marrëveshje për transferimin e lojtarëve.

Sipas Goal.com, blerja e Frenkie de Jong dhe bisedimet për Matthijs de Ligt kanë nxitur klubet që të marrin në konsideratë duke i dhënë njëri-tjetrit aprovimet për talentet në të ardhmen.

Në rastin e Barcelonës, atyre do t’i ofrohen lojtarë të suksesshëm nga akademia e ekipit holandez, ndërsa Ajaxit do t’i ofrohet akademia “La Masia” e Barçës, për t’i përgatitur talentet e tyre për futbollin evropian.

Propozimi thuhet të jetë i favorshëm për të dyja palët dhe nënshkrimi i de Ligt mund të jetë shtytja përfundimtare për të arritur këtë marrëveshje.

Në të kaluarën shumë lojtarë të Ajaxit kanë luajtur edhe për Barcelonën, duke filluar nga Cruyff, Ibrahimovic, Maxwell, Davids, Luis Suarez, Cillessen, Kluivert.