Bananet duhen ngrënë në këtë fazë të pjekjes

Përfitoni me shumë vlerat ushqyese

Pyetjes se kur është koha e përshtatshme për të ngrënë një banane, mund t’u përgjigjeni fare lehtë: kur janë të pjekura, por sipas nutricionistëve ky frut ju siguron vlera të ndryshme ushqyese në faza të ndryshme të pjekjes.

Më poshtë do të lexoni se kur është periudha e duhur për të ngrënë bananet në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga to !

Banane të pjekura (4-7)

Shumë nutricionistë besojnë se sa më shumë njolla ngjyrë kafe të ketë një banane aq më shumë përbërës anti-kancerogjenë ka ajo. Këto banane përmbajnë gjithashtu një përqendrim shumë të lartë të fibrave, vitaminës C, kaliumit, vitaminës B dhe shumë antioksidantëve.

Përveç kësaj, bananet e pjekura janë më të lehta për sistemin tuaj të tretjes. Këshillë: Bananet e pjekura shumë mund t’i vendosni në frigorifer për të parandaluar kalbjen e tyre.

Nëse i vendosni në ngrirje, mund t’i përdorni për receta të ndryshme smoothie apo ëmbëlsirash.

Banane jo plotësisht të pjekura (figura 1-3)

Sipas onegreenplanet bananet e papjekura vijnë gjithashtu me një sërë përfitimesh për organizmin tonë. Këtu përfshijmë nivelin e ulët të sheqerit si dhe numrin e lartë të baktereve probiotike që ndihmojnë në proceset e zorrës së trashë.

Këto banane janë të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë fryrje. Por për shkak të përmbajtjes së tyre të ulët të sheqerit, mund të konsumohet pa problem nga njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Për shkak të përmbajtjes së niseshtesë, këto banane mund t’ju bëjnë gjithashtu të ndiheni të ngopur më shpejtë dhe për një kohë më të gjatë./ 21 Media