Foto: Goal.com

Balotelli mund të transferohet në Marseille

Sulmuesi i njohur italian, Mario Balotelli, duket se gjatë afatit kalimtar të janarit do të ndërrojë ambient.

Sipas gazetës së njohur franceze të futbollit “France Football”, skuadra e Marseilles është duke menduar për transferimin e Balotellit.

Balotelli në këtë sezon i ka luajtur vetëm 10 ndeshje me skuadrën e Nices, dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Minutazha e vogël mund ta shtyjë Balotellin që të transferohet te skuadra e Marseilles.