Balotelli konfirmon largimin e tij nga Marseille (VIDEO)

Mario Balotelli e ka përfunduar aventurën e tij te skuadra e Olympique Marseille, pas pesë muajve qëndrim të kjo skuadër.

Sulmuesi italian u transferua në Marseille në afatin kalimtar të janarit nga skuadra e Nices.

Italiani ka njoftuar përmes faqes së tij në Instagram se do të largohet nga Marseille. Ai i ka falënderuar të gjithë për qëndrimin e tij te kjo skuadër.

“Faleminderit të gjithëve për këto 5 muaj magjikë. Edhe pse nuk i arritëm objektivat që kishim vënë, dua të falënderoj trajnerin, stafin, lojtarët, presidentin dhe klubin. Të gjithë ata që punojnë tek Olimpik Marsejë. Dhe tifozëve… Faleminderit, shpresoj të rishihemi së shpejti, ose fat në vitet në vazhdim”, ka shkruan Mario Balotelli në Instagram.

Balotelli te Marseille i ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje.

Ai tani do të jetë lojtarë i ri dhe destinacioni i ardhshëm i sulmuesit italian ende nuk dihet.