Ballkani e mposhtë Drenicën (Foto)

Ballkani e ka nisur mirë sezonin pranveror me fitore duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 14’ me Blendi Baftiun.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë e pamë edhe një gol nga vendasit.

Edvin Kuçi e dha epilogun përfundimtar duke e shënuar golin e dytë në minutën e 63’.

Pas kësaj fitore Ballkani ngritet në pozitën e shtatë me 24 pikë.

Po aq pikë i ka edhe Drenica e cila gjendet në pozitën e gjashtë.