Ballkani dhe Flamurtari luajnë për tu rikthyer tek fitorja

Ballkani i dërmuar shpreson që të shtunën të dal fitues ndaj Flamurtarit, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të xhiros së 11-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Bllkani në pesë ndeshjet e fundit krejt çka ka arritur të bëj është dy barazime.

Skuadra nga Suhareka radhitet në pozitën e 11-të me vetëm 9 pikë.

Ndërsa edhe Flamurtari nuk është duke kaluar hiç mirë në xhirot e fundit, ku nga pesë ndeshje ka humbur dy dhe ka barazuar në tri të tilla. Pas xhiros së 10-të Flamurtari gjenden në pozitën e 4-të me 16 pikë.

Gjyqtari kryesorë i kësaj ndeshje do të jetë Mervan Bejtullahu.