Balenës së ngordhur iu gjetën 22 kilogramë plastikë në stomak
Kufoma e një balene shtatzënë që u shfaq në Sardenjë të Italisë, javën e kaluar, kishte 22 kilogramë plastike(mbeturina plastike) në stomak dhe mbante një fetus të vdekur, tha ministri i Mjedisit i Italisë bashkë me një organizatë joqeveritare mbi jetën detare .
Luca Bittau, kryetare e grupit SeaMe, tha për CNN se në mbetjet e gjitarëve të detit kanë gjetur “qese mbeturinash, rrjeta peshkimi, kabull të plastikes , tuba, qese e një lëng të paidentifikueshëm, me markë dhe barcode dhe objekte të tjera…”.
“Ajo ishte shtatzënë dhe kishte abortuar para se ajo të hynte në breg” tha ai. “Fetusi ishte në një gjendje në avancim e sipër të rritjes .”
Kafsha e vdekur, e cila ishte tetë metra (26 metra) e gjatë u gjend në një plazh të Porto Cervo, raporton CNN.
Bittau, tha se shkaku i vdekjes do të njihej pas ekzaminimeve histologjike dhe toksikologjike të kryera nga veterinerët në Padova, në Italinë veriore.
Sergio Costa, ministri i Mjedisit të Italisë, tha përmes një postim në Facebook : “A ka ende njerëz që thonë se këto nuk janë probleme të rëndësishme? Për mua janë dhe janë prioritete”.
“Ne kemi përdorur ‘rahatshmërinë’ e objekteve të plastikës në një mënyrë të madhe gjatë viteve të fundit dhe tani po i paguajmë pasojat. Në të vërtetë kafshët, mbi të gjitha, janë ata që i paguajnë pasojat”, vazhdoi ai.
Costa gjithashtu iu referua miratimit të fundit nga Parlamenti Evropian për një ligj që ndalon një gamë të gjerë të artikujve me një përdorim të vetëm , të tilla si rripat, lugë, pirunë, thika nga plastika deri në vitin 2021.
“Italia do të jetë një nga vendet e para për ta zbatuar atë,” premtoi ai. “Lufta ndaj gjërave të plastikës ka filluar dhe nuk do të ndalemi”.
Muajin e kaluar, një balenë u gjet e ngordhur në Filipine me 40 kilogramë qese plastike në stomakun e saj.