Babai i Rodriguezit: Juventusi skuadër ideale për djalin tim

Gjatë kësaj jave kanë qarkulluar zëra në mediet italiane dhe gjermane se portugezi Cristiano Ronaldo, ka biseduar me James Rodriguezin dhe i ka thënë që në afatin kalimtar të verës të transferohet në Juventus.

James Rodriguez është i huazuar në Bayern Munich, ku në fund të këtij sezoni pritet që bavarezët ta rikthejnë atë në Real Madrid, pasi nuk dëshirojnë që t’i paguajnë 47 milionë euro për të.

E sot babai i James Rodriguez ka folur për të ardhmen e djalit të tij, duke thënë se ai ka marrë shumë oferta.

“Ai ka marrë shumë oferta,” i tha ai gazetës gjermane “Bild”.

Wilson Rodriguez ka treguar se James është shumë i afërt me Ronaldon dhe transferimi i tij te Juventusi do të ishte një vendim i mirë për të.

“Juventus? Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon. Se si e sheh futbollin italian, shkuarja te Juventusi do të ishte një vendim i mirë”, tha Wilson.