Babai i Mbappes i nervozuar nga lajmet se djali i tij do të shkojë në Real Madrid

Babai i supertalentit Kylian Mbappe është shprehur i nervozuar me zërat që po qarkullojnë në media për transferimin e djalit të tij në Real Madrid.

Wilfried Mbappe ka thënë se për djalin e vet ka informacione të rrejshme për transferimin e tij në Real Madrid.

“Më parë lexoja dhe shikoja gjithçka, por tani nuk e bëj. Është si torta me çokollatë, nëse e tepron, të bën keq për stomakun. Ndonjëherë ka informacione të rreme”, ka thënë babai i Mbappes.

Ai i ka cilësuar si të turpshme shkrimet për të që bëhen çdo ditë.

“Në rregull, Kylian është person publik, por nuk e kuptoj pse njerëzit thonë çdo ditë gjëra për të. Është e turpshme” , ka potencuar ai shkruan “Goal.com”.

Kujtojmë se Real Madrid e ka vënë në shënjestër Mbappen pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit.