Avokado

Avokavo, një mrekulli për bukurinë

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës, ka brenda tij një bërthamë të madhe të ëmbël e të butë që ndryshon nga ngjyra e verdhë e fortë në të verdhë të zbehtë.

Avokado ka disa të mira të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së lëkurës po ashtu edhe në shëndet.

Avokado është i pasur me betakaroten dhe glutation, dhe është mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Gjithashtu përmban vitamina A dhe E, dy antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave, duke luftuar edhe efektin e radikaleve të lira.

Studime të ndryshme tregojnë se një sasi e mirë kaliumi është në gjendje të reduktojë tensionin e gjakut.

Vitamina A në avokado është e rëndësishme për shikimin, vitaminat B (B1 dhe B2) janë thelbësore për rritjen. Në këtë frut nuk mungojnë as vitaminat, D, E, K, H, PP.