Foto: FFK

Avdijaj: E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Sulmuesi i krahut Donis Avdijaj është deklaruar pas stërvitjes duke thënë se Kosova ka mundësinë që për herë të parë të arrijnë diçka dhe t’i fitojnë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Maltës me 17 nëntor dhe ndaj Azerbejxhanit me 20 nëntor në Prishtinë.

“Është hera e parë për ne si ekip që të arrijmë diçka. E kemi mundësinë dhe kualitetin që t’i fitojmë të dy ndeshjet, por secili ekip tash dinë të luajë futboll dhe i ka opsionet e veta, prandaj duhet të japim maksimumin si ekip për t’i fituar ndeshjet dhe pastaj për ta festuar suksesin e parë. Në ekipin tim jam në formë shumë të mirë, por kur grumbullohem me Kosovën interesin tim e vendos prapa. Mua më intereson që ta shfrytëzojmë këtë mundësi si ekip dhe të arrijmë sukses. Nëse arrij ta jap kontributin tim do të isha i lumtur, por ky është futboll dhe kushdo që luan duhet ta japë maksimumin”, ka thënë Avdijaj.