Autizmi mund të diagnostikohet përmes skanimeve të trurit

Shkencëtarët shpresojnë se një skanim i thjeshtë MRI mund të jetë një ditë i mjaftueshëm për të diagnostikuar një fëmijë me autizëm.

Një studim tregoi se foshnjat e parakohshme kanë një numër të tepërt të qelizave nervore dhe strukturave të tjera në korteksin e tyre cerebral – rajonin e trurit që rregullon funksionimin mendor – dhe këto mund të vërehen në skanimin e trurit.

Një numër i tepërt i neuroneve në tru mund të ndikojnë në komunikimin midis qelizave nervore, e cila është e lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit (ASD).

Foshnjat e lindura në kohën e paraparë duket se ‘largojnë’ këto neurone gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë së nënës së tyre.

Kjo mund të shpjegojë pse autizmi është më i zakonshëm tek foshnjat e lindura para kohe./RTK