Atletico Madrid shënon fitore minimale ndaj Levantes (Foto)

Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale ndaj Levantes, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 19-të në La Ligan spanjolle.

Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë vendasit e nisën furishëm dhe ia arritën qëllimit që të kalojnë në epërsi.

Ishtë Antoine Griezmann i cili i kaloi në epërsi vendasit në minutën e 57’ nga penalltia.

Goli i sotëm i francezit Griezman ishte i nënti në këtë sezon.

Pas kësaj fitore Atletico Madrid pozicionohet në pozitën e dytë me 38 pikë.