Foto: Richarlison/Twitter

Atletico Madrid rivalizon Chelsean dhe PSG-në për Richarlisonin

Atletico Madrid dëshiron me çdo kusht shërbimet e sulmuesit të Evertonit, Richarlison.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, në garë për shërbimet e sulmuesit brazilian janë Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Richarlison është duke treguar formë të mirë në këtë sezon ku nga 25 ndeshje në Premierligë i ka shënuar 10 gola dhe dy asistime.

Braziliani u transferua në Everton në afatin kalimtar të verës nga Watford për 40 milionë euro.