Foto: Atletico Madrid

Atletico Madrid kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit (Foto)

Atletico Madridi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pas fitores së thellë ndaj Sant Andreu, me rezultat prej 4-0, dhe me rezultat të përgjithshëm prej të dy ndeshjeve prej 5-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Atletico e dominoi pjesën e parë me shtatë goditje, por vetëm një ishte brenda portës.

Ndërsa pjesa e dytë i takoi komplet ekipit të Simeones.

Për golin e parë u përkujdes Thomas Lemar në minutën e 48’, pas asistimit të Saul Niguez.

Golin e dytë e shënoi kroati Nikola Kalinic në minutën e 53’.

Vetëm pas dy minutave Angel Correa e trefishoi epërsinë pas asistimit të Thomas Lemar.

E për rezultatin përfundimtar u përkujdes Vitolo në minutën e 81’.