Foto: UEFA Champions League

Atletico Madrid i jep leksion Juventusit (Foto)

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ku të dy ekipet ishin të barabarta.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një skuadër në fushë e ajo ishte Atletico Madrid që shënoi dy gola.

Fillimisht Gimenez kaloi vendasit në epërsi në minutën e 78’.

Kapiteni i Atleticos Diego Godin e shënoi golin e dytë në minutën e 83’.

Ndeshja e kthimit luhet me 12 mars në ‘Alianz Stadium” në Torino.