Atletico Madrid dhe Inter po e konsiderojnë transferimin e Insignes

Napoli mund të mbetet pa sulmuesin kryesorë të tyre, italianin Lorenzo Insigne.

Gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport”, shkruan se skuadrat Atletico Madrid dhe Inter, po e konsiderojnë transferimin e sulmuesit italian.

Mirëpo, Napoli nuk dëshiron ta lejoj transferimin e tij pa 70 milionë euro.

Atletico Madrid i ka ofruar Napolit 55 milionë euro, ndërsa Insgines pesë vite kontratë me 6.5 milionë euro pagë vjetore, mirëpo italianët nuk e kanë pranuar ofertën e tyre.

Conte dëshiron që ta transferoj italianin pasi e njehë mirë atë që nga koha kur e drejtonte Italinë.