Morata/ Foto: Facebook

Atletico Madrid dëshiron transferimin e Moratas

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata, duket se i ka ditët e numëruar tek skuadra e Chelseas, pasi nuk është duke gjetur hapësira për të luajtur dhe në skuadrën londineze pritet të vij së shpejti një qendërsulmues.

Sipas gazetës së njohur sportive “Goal.Com”, Alvaro Morata, së pari ka pasur bisedime me skuadrën e Sevillas, por ato kanë stagnuar dhe kanë nisur me një klub tjetër.

Atletico Madridi ka nisur bisedimet me Alvaro Moratan dhe Chelsean, për një huazim të tij nga skuadra londineze.

Sipas “Goal.com”, Morata do të ishte i lumtur me një rikthim në qytetin e Madridit, pasi atje i ka familjen dhe shoqërinë.

Nëse Morata transferohet në Atletico Madrid, atëherë do ta bëj një treshe të frikshme së bashku me Diego Costan dhe Antoine Griezmann.

Morata u transferua në Chelsea në vitin 2017, për 66 milionë euro.