Atletico Madrid blen Joao Felixin për 120 milionë euro

Atletico Madrid është gati ta realizojë transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Sulmuesi i Benficas, Joao Felix, pritet t’i bashkohet Atletico Madridit për shumën e 120 milionë eurove, shifër rekord kjo për spanjollët.

Gazeta spanjolle “Marca”, raporton se Atletico do të paguajë 120 milionë euro për Felixin që ta sjellë në “Estadio Wanda Metropolitano”.

“Los Rojiblancos”  kanë arritur ta mposhtin konkurrencën e Manchester Cityt dhe Juventusit për Felixin.

Felix do të vijë në Atletico Madrid si zëvendësues i Antoine Griezmann, pasi francezi e konfirmoi largimin më të përfunduar sezoni.