Foto: Barcelona/Twitter

Athletic Bilbao – Barcelona përfundon pa fitues (Foto)

Athletic Bilbao dhe Barcelona i kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 23-të në La Liga, e cila përfundoi pa gola.

Në pjesën e parë vendasit ishin më të mirë dhe këtë e dëshmojnë edhe statistikat ku i kishin shtatë goditje në drejtim të portës, ku 2 prej tyre brenda kuadrit të portës, ndërsa Barcelona i kishte vetëm katër goditje e një prej tyre në kuadër të portës.

Ndërsa pjesa e dytë sa i përket goditjeve në portë përsëri u takoi ‘baskëve’ të cilët i patën disa raste të mira për gol, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Barcelona pas këtij barazimi është në koutën e 51 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi i cili gjendet në vendin e dytë.