Foto: Juventus/Twitter

Atalanta e eliminon Juventusin nga Kupa e Italisë (Foto)

Atalanta e ka eliminuar Juventusin nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur me rezultat 3-0 në çerekfinale.

Atalanta kaloi në epërsi pas gabimit të Cancelos, ku golin e realizoi Castagne në minutën e 37’.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Duvan Zapata në minutën e 39’.

Atalanta golin e tretë e shënoi në minutën e 86’, me Duvan Zapatan.

Në gjysmëfinale Atalanta do të takohet me njërin prej fituesit të ndeshjes Inter –Lazio, që luhet të enjten prej orës 20:45.