Atalanta del para Interit e Milanit (FOTO)

Atalanta ka vazhduar me rezultate të mira në Serie A, kësaj radhe e ka mposhtur Genoan me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 36-të.

Kjo fitore Atalantan e ngriti në pozitën e tretë me 65 pikë, duke e durguar Interin në vendin e katërt.

Interi ka një ndeshje më pak, dhe nesër luan ndaj Chievos si vendas.

Atalanta golat e fitores i shënoi në minutat e 46’ dhe 53’ me Barroëin dhe Castagnen.

Për Atalantan po luan rregullisht qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti.