Ashley Young  dëshiron kontratë dy vjeçare te Manchester United

Ashley Young dëshiron vazhdimin e kontratës me Manchester Unitedin edhe për dy vite të tjera.

Anglezi prej ardhjes së Mourinhos ka qenë lojtar kyç i Manchester Unitedit, duke luajtur në disa pozicione.

33-vjeçari në këtë sezon ka bërë gjashtë paraqitje, dhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Juvetnusit, ka qenë kapiten.

Young, momentalisht ka pagë prej 130 mijë funta në jave, prandaj dëshiron që vazhdimin e kontratës ta zgjasë edhe dy viti, pasi kontrata e tanishme i skadon në verën e ardhshme të viti 2019-të.

Ashley Young është pjesë e Manchester Unitedit, që shtatë vite, pasi u transferua te “Djajt e kuq”, në verën e vitit 2011-të për 18 milionë euro nga Aston Villa.