Eman Rrahmani e Shpend Ahmeti kur ishin bashkë në VV. Foto: Eman Rrahmani/Facebook

Asamblisti i VV-së më shumë 'mbështetës' se Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që reagoi mbrëmë për bashkimin e asamblistëve të Vetëvendosjes me ata të LDK-së dhe PDK-së për shkarkimin e një aksionari në Komunën e Prishtinës, ka marrë komente të shumta kur e postoi reagimin në Facebook.

Në statusin e mbrëmshëm ai akuzoi ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, se është bërë bashkë me pjesën tjetër të opozitës për të bërë këtë shkarkim.

“Nuk kam menduar asnjëherë që VV do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thonin se e shkatërruan qytetin”, kishte shkruar në mes tjerash Ahmeti në Facebook.

Ai po i referohej një fotografie në shkallët e ndërtesës së komunës, në të cilën u panë asamblistë të LDK-së, PDK-së e VV-së.

Në këtë status të kryetarit Ahmeti, ka komentuar njëri nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili ka marrë mbi 400 like më shumë sesa vetë postimi i Ahmetit.

Shpend Ahmeti ka marrë pak mbi 550 like, ndërsa komenti i asamblistit Eman Rrahmani ka marrë rreth 400 pëlqime më shumë, mbi 950 të tilla.

“Të kemi paralajmëruar, të kemi shkruar, te kemi njoftuar se si po kapen ndërmarrjet Publike. Ju keni heshtur dhe na keni neglizhuar. Nëse të kujtohet në fushat të kemi treguar se ne do të jemi asamblist konstruktiv e jo servil. Asnjë projekt nuk është bllokuar, përkundrazi shumë kemi shtyrë dhe përshpejtuar edhe përkundër mosrespektit që keni treguar përgjatë gjithë kohës. Sa për foto ju personalisht thuajse çdo dit bëni me PAN-in, Uranin, Ramushin etj etj.”, thuhet në komentin e Eman Rrahmanit, asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës.

Statusi i Shpend Ahmetit

Në zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar, Shpend Ahmeti dhe Eman Rrahmani kanë qenë pjesë e VV-së, i pari si kandidat për kryetar të komunës e i dyti si kandidat për asamblenë komunale.

Nga ajo kohë, këta dy e kanë kujtim fotografinë e mëposhtme.

Eman Rrahmani e Shpend Ahmeti kur ishin bashkë në VV. Foto: Eman Rrahmani/Facebook

Tani Ahmeti është kryetar i Partisë Social Demokrate.