Ilustrim

Arsyet pse ndjeheni të uritur edhe pasi keni ngrënë

Të qenët i uritur jo çdo herë është në dorën tuaj, kjo ndodhë ndonjëherë për shkak të stresit, mërzisë apo që nuk keni orar të rregullt të të ushqyerit.

Ekzistojnë shumë arsye se përse ju kaplon ndjenja e urisë dhe këto janë 7 prej tyre.

Pini shumë alkool

Pijet alkoolike pengojnë hormonin që rregullon ndjenjën e ngopjes (lepitin) dhe i lirojnë më shumë hapësirë hormonit të urisë (ghrelin).

Konsumoni pak fibra

Nëse oreksi është i papërmbajtshëm, atëherë besohet se dieta nuk e ka sasinë e duhur të fibrave.

Konsumoni shumë karbohidrate të rafinuara

Këto karbohidrate rrisin nivelin e glukozës në gjak dhe ato të inflamacionit në trup, zvogëlojnë ndjenjën e ngopjes në mënyrë të frikshme.

Flini pak

Të fjeturit pak mund të ndikojë në nivelin e oreksit tuaj.

Konsumoni pak proteina

Nëse jeni gjithmonë të uritur atëherë ka gjasa që të keni mungesë të proteinave.  Këshilloheni të konsumoni proteina të paktën disa herë në javë.

Jeni të dehidratuar

Kur nuk pini ujë aq sa duhet atëherë ka mundësi që truri gabimisht të cofje sinjale jo dehidratimi por urie, duke ju bërë të ndiheni të uritur.

Hani shpejt

Nëse hani shpejt, nuk keni kohë për t’i treguar trurit që jeni duke konsumuar ushqim. Nëse nuk e keni vëmendjen e duhur gjatë ushqimit, atëherë edhe kjo gjë ndikon në mendimin se jeni të uritur dhe nuk keni konsumuar ushqim. Provoni që të ndaloni së bëri këto shprehi dhe do të vëreni rezultatin e shpejt që do të ndodhë në ndjenjën e urisë./21Media