Arsim Thaqi: Nuk është tragjike me t’i dhënë Prishtina tre gola

Trajneri i Flamurtarit, Arsim Thaqi, ka folur për media pas humbjes që e pësoi skuadra e tij nga Prishtina me rezultat 3-0.

Thaqi tha se në këtë ndeshje Flamurtarin e penalizuan dy mungesa, të cilat i shfrytëzoi Prishtina.

Ai po ashtu tha se nuk është tragjike që Prishtina t’i shënojë dy ose tre gola, pasi ka cilësi më shumë se Flamurtari.

“Nuk është çështja se nuk patëm dëshirë për lojë, por normal ato dy mungesa që i patëm ne në formacion. E kemi ditur,  Prishtina bash aty ku është më e fortë ne kemi pasë mungesa. Ato dy mungesa që i kemi pasë normal nuk arritëm me i kompensu me lojtarë të tjerë edhe depërtimet e Prishtinës nga krahët na vunë në vështirësi e sidomos te pësimi i dy golave të parë në pjesën e parë na shkaktoi një lloj konfuzioni. Nuk është tragjike me t’i dhënë tri gola ose dy gola Prishtina me vet faktin që është klub me ma eksperiencë e me lojtarë më cilësor se Flamurtari”, ka deklaruar Arsim Thaqi pas ndeshjes.