Arsenal mposhtet në shtëpi nga Tottenhami (Foto)

Tottenhami ka shënuar fitore me rezultat 2-0 si mysafirë ndaj Arsenalit në derbin e Londrës së Veriut, e vlefshme për çerekfinale të Carabao Cup.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 20’ me Son Heung – Min, pas asistimit të Dele Allit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë përsëri shënuan mysafirët me mesfushorin anglez Dele Alli në minutën e 59’.

Pas kësaj fitore Tottenhami kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup.