
Arsenal fiton, i rriten gjasat për Ligën e Kampionëve (Foto)
15.4.2019 - 23:03
Arsenal ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Watfordit vendas, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 34-të në Premierligë.
Arsenali u rikthye te fitorja në këtë xhiro, pasi në xhiron e kaluar ishte mposhtur nga Evertoni.
“Topçinjtë” e nisën ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 10’ me Aubameyangin, e që doli të ishte edhe goli vendimtar i ndeshjes.
Vendasit prej minutës së 11’ mbetën me një lojtar më pak, pasi Deeney u ndëshkua me karton të kuq.
Pas kësaj fitoreje Arsenal ngritet në vendin e katërt me 66 pikë.
Ndeshjen e ardhshme luan si vendas ndaj Crystal Palace.