Arsenal e fiton derbin ndaj Manchester Unitedit, shkëlqen Xhaka (Foto)

Arsenal e ka fituar derbin e xhiros së 30-të në Premierligë, ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2-0.

‘Topçinjtë’ e nisën mirë ndeshje duke kaluar në epërsi me mesfushorin me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, në minutën e 12’ pas asistimit të Lacazette.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë Arsenal e dyfishoi epërsinë me Aubameyangin në minutën e 69’ nga penalltia.

Arsenal pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e katërt me 60 pikë.

Kurse Manchester United në vendin e pestë me 58 pikë.