Foto: Facebook

Arsenal dhe Manchester City gati t’i shpenzojnë 45 milionë funta për yllin e Betisit

Merkato e janarit po afron dhe zërat për transferimin e lojtarëve sa vijnë e shtohen.

E sipas gazets spanjolle “AS”, Arsenal dhe Manchester City kanë hyrë në garë për mbrojtësin e Real Betisit, Junior Firpo.

Arsenal e City janë të gatshëm që t’i shpenzojnë  45 milionë funte për 22 vjeçarin Firpo.

Junior Firpon janë duke e monitoruar edhe dy skuadra të tjera angleze, Crystal Palace dhe Newcastle United.