Arsenal dëshiron transferimin e yllit të Romës

Sulmuesi i krahut Cengiz Under është duke kaluar në formë të mirë tek Roma, dhe interesimi i skuadrave evropiane për të menjëherë është rritur.

Sipas “Calciomercato” Cengiz Under është futur në listën e transferimeve tek skuadra e Arsenalit.

Skuadra e Romës, nuk dëshiron që ta shes Underin, në afatin kalimtar të janarit, pasi e ka të vështirë që të gjej zëvendësimin e tij.

Cengiz Under u transferua tek skuadra e Romës nga Basaksehir, për 18 milionë euro në vitin 2016.

Under deri më tani i ka luajtur 14 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar pesë herë.