Arsenal, Chelsea e Tottenhami e dëshirojnë transferimin e Iscos

Tri klubet nga Londra, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, e dëshirojnë yllin e Real Madridit, Isco Alarcon.

Mesfushori spanjoll nuk ka startuar në një ndeshje prej fillimit, prej ardhjes së Santiago Solarit në krye të Real Madridit.

Isco kishte luajtur në shtatë ndeshje nën drejtimin e Julen Lopeteguit si mesfushorë i avansuar, por me ardhjen e Solarit janë rritur zërat për një largim të mundshëm të tij nga klubi madrilen.

E zërat janë shtuar më shumë për largimin e Iscos, pasi për të po interesohen gjigantët e Londrës, Arsenal, Chelsea e Tottenhami.

Përveç rivalitetit në futboll, tani rivaliteti për këto tri ekipe do të jetë për t’i marrë edhe shërbimet e Iscos.