Argjentina e mposht Katarin (VIDEO)

Argjentina ka arritur të shënoj fitoren e parë në Kupën e Amerikës duke e mposhtur Katarin me rezultat 2-0.

Kjo fitore Argjentinës ia ka dhënë mundësinë që të kaloj në çerekfinale  në Kupën e Amerikës, pasi e mbyllen fazën e grupeve në vendin e dytë me katër pikë në Grupin B.

Golat i shënuan Laurato Martinez në minutën e 4’ dhe Sergio Aguero në minutën e 82’ pas asistimit të Paulo Dybalas.

Ndeshja tjetër Kolumbia e mposhti Paraguain me rezultat 1-0, dhe e mbylli grupin si lidere me 9 pikë.

Në çerekfinale të Kupës së Amerikës Argjentina do të përballet me Venezuelën

Për t’i parë golat klikoni KËTU.