Ilustrim

Apple fiton gjyqin, Samsung dënohet me 539 milionë dollarë

Pas 7 vitesh gjyq, Apple ka triumfuar ndaj Samsung-ut.

Në përfundim të gjyqit u vendos që Samsung t’i paguajë krijuesit të iPhone një shumë prej 539 milionë dollarësh dëmshpërblim.

Gjykatësit i dhanë Apple vendimin në gjykatën federale në San Jose, Kaliforni dje, duke përfunduar se Samsung ka shkelur mbi dizajnin e Apple dhe patentat e shërbimeve që mbulonin aspektet e dizajnit celular si qoshet e rrumbullakosura, buzë e fytyrës së përparme të iPhone./21Media