Antonio Conte mund ta marrë drejtimin e Bayernit

Bayern Munich është favorit që të nënshkruajë me trajnerin italian Antonio Conte.

Sipas gazetës së njohur italiane, “Corriere dello Sport”, gjermanët janë favoritë për të nënshkruar me Conten.

Conte nuk ka marrë asnjë skuadër nën drejtim të tij prej largimit nga skuadra e Chelseas.

Për Conten i interesuar është edhe Interi.

Conte më herët ka drejtuar skuadrën e Juventusit dhe kombëtaren e Italisë.