Antognoni: Chiesa është Gareth Bale i ri

Drejtori sportiv i Fiorentinës Giancarlo Antognoni, e cilëson sulmuesin e ri të Fiorentinës Federico Chiesan si Gareth Balen e ri.

Chiesa është vetëm 21 vjeçar dha deri më tani gati i ka arritur 100 paraqitje për Fiorentinën dhe 11 për Kombëtaren e Italisë.

Antognoni thotë se Chiesa është një lojtar i nivelit evropian.

“E vërteta është se Chiesa është një lojtar i kalibrit evropian, nuk i përshtatet lojtarëve trandicional italian”, ka thënë Antognoni për “La Gazzetta dello Sport”.

Ai poashtu ka theksuar se italiani ngjason me uellsianin Bale.

“Chiesea ka aftësi dhe cilësi për driblem, por ka edhe qëndrueshmëri, ritëm dhe fuqi. Ai është si një Gareth Bale i ri”, ka potencuar legjenda e Fiorentinës.