Anglia kërkon dënimin e Malit të Zi për racizëm
Anglia mbrëmë e mposhti Malin e Zi në Podgoricë me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, në Grupin A.
Gjatë ndeshjes u ndëgjuan kore raciste nga tifozët e Malit të Zi, ndaj disa lojtarëve të Anglisë.
Koret raciste zakonisht dënohen nga UEFA.
E këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Anglisë Gareth Southgate, ka thënë se incidentet do të raportohen në UEFA.
“Është e papranueshme”, ka thënë Southgate.
“Kam dëgjuar abuzimin e Danny Roset kur u ndëshkua. S’ka dyshim për atë që ka ndodhur. E di që kam dëgjuar. Duhet të sigurohemi që lojtarët të kenë përkrahje, e dinë se jemi një grup. Duhet t’i raportojmë përmes kanaleve të duhura. Është e qartë se shumë njerëz e kanë dëgjuar dhe duhet të vazhdojmë t’iu besojmë autoriteteve për të marrë veprimet e duhura”, ka bërë të ditur trajneri anglez.